Zoran Zaev: Shqiptarët nuk vlejnë pesë pare (VIDEO)

Tashmë bomba që u përfol para pak ditësh ku thuhej se Zaev i ofendon rëndë shqiptarët, u publikua sot në Youtube.

Në këtë mega skandal shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkon madje vota tek elektorati shqiptar. Ai madje nuk i kursen as ushtarët shqiptarë në këtë bombë.

Në këtë bombë të sotme dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.

Personi i panjohur i thotë Zaevit se shqiptarët po, jua shkruajnë faturën ndërsa Zaev i përgjigjet se ‘shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.’

Kur ai e pyet se nuk vlejnë, Zaev i’a kthen se ‘shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk mundet me neve’.

Më pas lideri i LSDM-së dëgjohet të thotë se me zgjedhje edhe ata (shqiptarët) do të valorizohen.

”Për atë se a do të shkruajnë fatura, për të shkruar fatura duhet të kesh mall a po jo? Nuk mundësh bash ashtu të lëshosh (faturë), ata (shqiptarët) nuk kanë mall pas vetes”- është shprehur Zaev

Por kur bashkëbiseduesi i panjohur i thotë Zaevit se ata kanë luftëtarë, Zaev thotë se luftëtarët gjenden gjithandej në botë.

Me 1000 njerëz na e morrën shtetin, do të na e merrnin thotë bashkëbiseduesi ndërsa Zaev i përgjigjet se ata shqiptarët luftojnë për para./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu