ZRRE-ja gjobit KEK-un me 3.2 milionë euro

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) është mbledhur sot për ta mbajtur seancën e katërt të radhës për këtë vit.

Bëhet e ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka gjobitur Korporatën Energjetike të Kosovës me 3.2 milionë euro, ndërsa me 440 mijë euro Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Ndaj KEK-ut kanë qenë tri shkelje të përmendura, ndërsa kryesorja ajo për “tregtim me tregtarë të palicencuar”.

“Në këtë seancë, pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, Bordi ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT)”. Në këtë seancë, janë aprovuar kërkesat për vazhdimin e Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” dhe Licencës për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të ndërmarrjes “Danske Commodities Kosova”, si dhe është miratuar kërkesa për dhënie të Licencës për furnizim me energji elektrike të ndërmarrjes “Sharrcem”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu