Zvicra e shqiptarëve thyhet, Belgjika e rrëmben fitoren

Belgjika ka shënuar fitore me rezultatin 2-1 ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve, që u zhvillua të premten në Bruksel.

Zvicra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit tentoi disa herë që të marrë rezultat të mirë në këtë ndeshje, mirëpo Romelu Lukaku nuk e lejoji këtë gjë me dy golat e tij, shkruan Gazeta Express.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje kapiten për Zvicrën ishte Granit Xhaka.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri gola.

Belgjika kaloi në avantazh ndaj Zvicrës me anët të Romelu Lukakut në minutën e 58’ të takimit.

Zvicra arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 76’ me anë të Mario Gavranovic. Xherdan Shaqiri harkoi një top të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë shkruan ekspress.

Romelu Lukau nuk vonoi shumë, dhe shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për Kombëtaren e tij në minutën e 85’.

Belgjika me këtë fitore e mbanë vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Zvicra mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e dytë, ndërsa në të tretin është Islanda me 0 pikë.

Në ndeshjet e kthimit, Zvicra do të përballet me Islandën më 15 tetor, kurse një muaj më vonë Belgjika luan po ashtu kundër Islandës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu