Zyberi: Ky do të jetë misioni im si kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Zyberi pretendon të jetë udhëheqësa i qeverisë së ardhshme e cila sipas tij duhet të kontribuoj për proceset evropiane.

“Argumentet e tyre me të cilën kundërshtojnë këtë ide të ulemi para opinionit që ta argumentojmë. Të ulemi para opinionit dhe të bindim qytetarët me këshillat e tyre, alternativa dhe vizione se si ta ndërtojmë këtë vend në të ardhmen. Unë nuk dua dhe nuk do të jem kryeministër vetëm i shqiptarëve. Unë pretendoj të jem udhëheqës i Qeverisë së ardhshme e cila do të kontribuojë këtë vend ta bëjmë me perspektivë, proevopian ku secili do të ndjehet komod si në shtëpinë e tij”, ka thënë Zyberi.

Sipas tij, çdo cikël zgjedhor është me rëndësi për vendin, ka një specifikë të saj.

“Kjo është se për herë të parë në vend krahas dy strukturave permanente dhe alternativa imponohet një opsion i tretë e cila tenton të thyejë botën bardh e zi që deri tani u është ofruar qytetarëve. Prandaj ishte i pakuptimtë reagimi me të cilin u kundërshtua ideja të mund t’u ofrohet qytetarëve një kandidati i mundshëm për kryeministër shqiptar”, është shprehur Zyberi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu