​Mendoi se kishte ujë në vesh, mjekët i nxjerrin merimangën helmuese

Susie Torres nga Kansas – SHBA, mendoi se ajo kishte ujë në veshin e saj të majtë. Ajo shkoi te një mjek, i cili, pasi e ekzaminoi, tha që kishte një insekt në vesh.

Torres nuk u frikësua pasi nuk dinte se çfarë lloj insekti ishte. Ajo as nuk mund të ëndërronte të kishte një nga speciet merimangë më helmuese në veshin e saj – merimangën e murrme, shkruan CNN.

Me ndihmën e disa instrumenteve mjekët larguan merimangën e rrezikshme nga veshi i saj.

Pas kontrollit në detaje, mjekët thanë se Torres ka shpëtuar nga kafshimi i merimangës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu