Zaev paraqet programin qeveritar para deputetëve, ja çfarë përmban

Mandatari Zoran Zaev paraqiti programin e tij qeveritar para deputetëve të Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme kuvendore për formimin e qeverisë. Ai prezantoi një nga një pikat e qeverisë reformatore të mbështetura në zhvillimin e ekonomik, institucione profesionale, përkushtimin për aderim në NATO e kështu me radhë.

Zaev nga foltorja e kuvendt theksoi se do të marrë përgjegjësi në implementimin e reformave urgjente prioritare si dhe vërejtjet në Raportin e Pribes.

“Do të përpilojmë plan me afate konkrete realizimi për shlyerjen e borxhit shtetëror, do t’i ulim gjobat, do ta heqim taksën radiodifuzive dhe do ta rrisim buxhetin familjar. Gasifikim për cdo shtëpi me cka do të ulen shpenzimet për ngrohje”.

Këto ishin një pjesë e premtimeve që paraqiti Zaev nga kuvendi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu