Kryeministri Zaev mesazh kryeministres Mej: Maqedonia e gatshme të ndihmojë kundër terrorizmit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i dërgoi telegram ngushëllimi kryeministries britanike Tereza Mej dhe qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, pas sulmit të mbrëmshëm në Londër në të cilën humbën jetën shtatë vetë dhe u lënduan 48 të tjerë.

“E dënojmë shumë ashpër këtë sulm shokues qyqar ndaj banorëve të pafajshëm të Londrës, në Urën e Londrës dhe në restorantet përreth, ndër të cilët ka edhe vizitorë të Londrës” citon Zaev në telegram.

Çdo akt i rrezikimit të jetëve, kudo qoftë, siç thekson, është rrezikim i lirisë dhe qetësisë të tërë njerëzimit.

“Solidarizohemi me qytetarët e Britanisë së Madhe dhe fuqimisht dhe me vendosmëri qëndrojmë në anën e Britanisë. Jemi të bindur se hetimi do t’i zbardhë deri në fund motivet e këtij sulmi dhe porositësit dhe të involvuarit do të ballafaqohen me drejtësinë” thuhet në telegram.

Republika e Maqedonisë, thekson Zaev, është e gatshme të ndihmojë dhe të veprojë e bashkuar me botën e civilizuar në ballafaqimin e të gjitha formave të dhunës dhe terrorizmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu