A do i japë dritën jeshile Parisi Maqedonisë? Ja qëndrimi që kanë francezët

Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ambasadori francës në Shkup Kristian Timonie, deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane.

Jemi duke reflektuar. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizitat rishtazi të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov në Paris. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që po bëhen. Ata kanë këmnëbgulur vazhdimisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës, njëkohësisht kanë përsëritur qëndrimin e presidentit Makron për Ballkanin Perëndimor. Cilido qoftë vendimi që do të merret me vendet e tjera anëtare, këtu duhet të mbizotërojë stabiliteti dhe njëkohësisht prosperimi dhe zhvillimi. E di se ajo që ju kërkoni është data, por njëkohësisht duhet që standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane”-pohoi Kristian Timonie, ambasador i Francës.

Ndërkohë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka vazhduar turneun e vizitave të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së për t’i bindur ata se Shkupi meriton datë. Në Varshavë të Polonisë, Osmani ka marrë mbështetje nga ministri Jashtëm polak dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme.

Jam këtu në Varshavë për të biseduar me të gjithë ministrat të cilët do të jenë në Luksemburg më 15 tetor dhe do të marrin vendimin në emër të tyre, për të sqaruar se sa i rëndësishëm është vendimi pozitiv për Maqedoninë e Veriut. Mesazhi që del nga ai takim, në fakt, është multidimensional si për mbajtjen gjallë të proceseve brenda ashtu edhe për mesazhin që u dërgohet vendeve të rajonit, mirëpo edhe për të ruajtur kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”-tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Gjatë ditëve të ardhme, Osmani do të vazhdojë vizitat dhe takimet edhe në vende të tjera. Në mes të muajit tetor, vendet e BE-së pritet të japin verdiktin e tyre në lidhje me dhënien e datës kur Shkupi do të duhet të fillojë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE.


1 Koment

  1. No EU per Maqedonin
    Korupcioni ne nivel te karte
    E gjith Maqedonia hit pare me fajde, kjo esht nje problem i madh per maqedonin qe ti bashkohet BE
    NO EU FÜR MAZEDONIEN
    JO DRIT JESHILE PER MAQEDONIN
    POPULLI SHQIPTAR DHE MAQEDON NUK I TAKOJN KULTURES EVROPIANE
    INFEKTIM I MADH ESHTE PER EU NE QOFTE SE I JAPIN DRIT JESHILE MAQEDONIS
    NO EU PER MAQEDONIN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu