A po përgaditet për Reis njeriu i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Sulejman Rexhepin?

Nga burimet e portalit Shqipmedia brenda Bashkësisë Fetare të Maqedonisë së Veriut, mësojmë se emri më i përfolur dhe kandidati më potencial për të parin e këtij institucioni është myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Qenan Ismaili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Sulejman Rexhepit, por edhe i partisë në pushtet, BDI-së.

Burime, të cilat duan të ngelen anonime, thuajnë se Ismaili po përgatitet nga BDI dhe klani i ngushtë i Sulejman Rexhepit që të marrë postin e reisit të BFI-së.

Këtë e vërteton fakti se në të gjithë manifestimet e Myftinisë së Shkupit, Ismaili është parë krah kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, por edhe figurave tjera kompromituese të BDI-së.

Përndryshe gjatë kohëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi ku Qenan Ismaili shihet në krah të Sulejman Rexhepit dhe babait të vajzës 24 vjeçare, me të cilën u martua ish kreu i BFI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu