Afera me 10.000€, Ixhet Memeti mohon se ka kontaktuar me Georgievin

I dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, ka mohuar se ka pasur kontakt në Whatsap me gjykatësin e suspenduar të Gjykatës Supreme, Nake Georgiev, përcjell TV21.

“Çdo gjë që so të flasim tani, i pengojmë procesit. Unë njihem me të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, mirëpo për këso gjërash, për këtë rast, për këso gjërash nuk kam biseduar asnjëherë. Tash të ia lëmë organeve”, tha mes tjerash Memeti./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu