Aggeler: Korridori 8 është investim në ardhmëri, kam besim se ndërtimi do të jetë i shpejtë dhe me sukses

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler në gurthemelin e Korridorit 8 tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për SHBA-të, përcjell TV21. Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit. TV21

“Ky është më tepër se sa një investim i thjesht në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e këtij rajoni më afër njëri-tjetrit”, tha mes tjerash Aggeler./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu