Aguero: Ky është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka lavdëruar mesfushorin Frank Lampard, për të cilin është shprehur se është golashënuesi më i mirë në histori të Premierligës.

Ai gjithashtu ka pranuar se ka sulmues të tjerë që kanë më shumë gola, por si mesfushor të jesh në mesin e 10 më të mirëve, atëherë kjo është diçka speciale.

“Ka disa emra të mëdhenj në histori të Premierligës , por pa dyshim nëse shohim golat, atëherë më i miri është Alan Sharer”, potencoi Aguero për faqen zyrtare të Cityt.

“Por në aspektin personal. Do të zgjedhja Frank Lampardin, i cili edh pse nuk është sulmues, është në mesin e 10 më të mirëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu