Ahmeti: Uroj që Ramazani të shtojë mirëkuptimin ndaj njëri-tjetrit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë, Ramazanit.

Uroi që ky muaj të shtojë ndjenjën e mirëkuptimit ndaj njëri – tjetrit.

Uroj që muaji i bekuar i Ramazanit të shtojë ndjenjën e mirësisë ndaj njëri – tjetrit, të solidaritetit dhe mirëkuptimit, harmoninë dhe qetësinë në familjet tuaja. Qofshin këto ditë hyjnore shkëndijë e përjetshme reflektimi për rifreskimin tonë shpirtëror mbi vlerat e besimit. Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”, shkroi Ahmeti, përcjell TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu