“Ai po vjen”, a po paralajmëron Grubi zëvendësimin e Kovaçevskit?

Nga tubimi i BDI-së në Çair, ku u paralajmërua se me Qeverinë do të udhëheqë një shqiptar, u aktualizua tema e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja bashkëqeverisëse mes LSDM-së dhe BDI-së parasheh që kjo të ndodh në 100-ditëshin e fundit të qeverisje, apo aq ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ndërkaq sot, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sërish u deklarua për këtë temë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale ai tha: “Ai po vjen”.

Marrëveshja parasheh që kryeministri shqiptar të jetë person mbipartiak, por mbetet të shihet se nëse ky paralajmërim i Grubit do të bëjë ndonjë ndryshim në këtë pikë dhe ai të zëvendësojë Dimitar Kovaçevskin në 100 ditët e fundit, siç e zëvendëson në seanca qeveritare të cilat i kryeson Grubi në mungesë të Kovaçevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu