Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e kësaj të hëne.
Tërmeti u regjistrua në orën 6:31 të mëngjesit në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Gadishulli i Notos u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 në ditën e Vitit të Ri, i cili vrau 260 njerëz. Më shumë se 3,000 njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.
Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami. Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Ëajima, raportoi Kyodo Neës me bazë në Tokio. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Ishikawa dhe në provincat fqinje duke përfshirë Fukui dhe Niigata.