Alfa: Npi i Ali Ahmetit arrestohet për trafik droge

Musa Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, është arrestuar për trafik droge, transmeton Alfa. Siç raporton televizioni, ai kohë më parë është kthyer nga Kosova, ku ka qenë për disa kohë. Dhe pasi ka ardhur në Maqedoni është kapur me drogë, transmeton Press24

Televizioni ka kërkuar nga MPB të përgjigjet me emër dhe mbiemër nëse Musa Ahmeti është arrestuar në Kërçovë, por Ministria ka dhënë vetëm inicialet.

“Me datë 29/30.10 2022 nga ora 19:10 deri në ora 12:10 me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për bastisje të shtëpisë dhe objekteve ndihmëse, është kryer bastisje në shtëpinë e personit M.A. (34) nga fshati Zajas i Kërçovës. Gjatë kontrollit u sekuestruan marijuanë, një peshore dixhitale me mbetje marijuanë dhe kokainë, katër fishekë dhe një pjatë me mbetje kokaine. Për këtë ngjarje penalo juridike nën dyshimin për vepër penale… është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kërçovë. Më 20.12.2022 OVR Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M. A. nga Zajasi“, thuhet në përgjigjen e MPB-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu