Ali Ahmeti: A e dini pse jam krenar? Sepse unë kam mposhtur Jugosllavinë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në ditën e shtatë të takimeve “Bashkë për Europë” tha se është krenar se ka mposhtur Jugollavinë, ndërsa po përpiqet eshtrat e shokëve të tij mos t’i dëshpërojë.

“E dini pse jam krenar? Se unë kam mposht Jugosllavinë, kam fitu e këto 20 vite nuk e kam pasur vështirë. Unë nuk e fitova vetë por me shumë shokë të cilët unë në çdo moment i kujtoj sepse ata kanë qenë të ri dhe gjithmonë do të mbesin të rinj, ata kanë qenë studentë, ata kanë qenë misionarë dhe unë po përpiqem eshtrat e tyre mos ti dëshpërojë, ju ata nuk i
keni njohur unë i kam pasur, unë kam jetuar me ata dhe a e dini sa shumë e kanë dashur lirinë e jetën por mbi gjitha mbi jetën e tyre vendosën lirin që ne e gëzojmë sot”
, tha Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu