Ali Ahmeti emëron koordinator edhe në Saraj, Rafis Aliti merr përgjegjësinë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në kuadër të kompetencave të veta statutore, e ka caktuar Rafis Alitin si koordinator për degën e BDI në Saraj, mëson Bild.

Pas emërimit të koordoninatorit në Çair Bujar Osmani, vendimi i vet kreut integrist Ali Ahmeti mirret me qëllim “për t’i koordinuar proceset politike të BDI në Saraj në këtë fazë”.

Ky vendim i Ahmetit vjen pas një suksesit të arrirë në Çair ku e gjithë struktura lokale u vetorganizua në mungesë të degës së BDI dhe organizoi takime me këshillat vendorë dhe tubimin e madh në Çair me 20 mars pa pjesëmarrjen e kryetarit të degës dhe kryetarit të komunës.

Këto vendime kontestohen nga një grup i vogël në BDI si Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta bashkë me disa ndjekës të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu