Ali Ahmeti nga Ura e Gurit: Kërkesat tona janë legjitime, sot Kryeministrin nesër Presidentin

Sot Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti së bashku me kandidatin për kryeministër të parë shqiptar, z. Naser Ziberi, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15 korrik mbajtën tubim tek Ura e Gurit në Shkup që njëherit paraqet edhe simbol të lidhshmërisë së anës së shqiptarëve, me anën e maqedonasve, me mesazh për unifikim u bënë thirrje qytetarëve, për shembje të mureve ideologjike nacionaliste që ndajnë popullin, dhe për unifikim të të gjithëve që besojnë në ideologjinë “Një vend i barabartë” për të gjithë, të veprojnë në të mirë të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti u shprehë se hap pas hapi bëhen gjërat e mëdha dhe se gjithmonë nga ana e tyre janë paraqitur filozofi, ide të kapshme e të dobishme si për shqiptarët po ashtu edhe për gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kemi kontribuar në shumë zhvillime të rëndësishme të vendit siç është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që nuk ishte dobi prurës vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë komunitet tjera në vend me sakrificën tonë, ku më së shumti fituan bashkëqytetarët tanë maqedonas pasi ne i siguruam vendit integritet dhe sovranitet, njohje dhe forcuam miqësinë me ndërkombëtarët. Ajo që dihej botërisht problem i madh për këtë shtet ishte çështja e emrit që rezultoi me Marrëveshjen e Prespës me çka e rreshtojë këtë shtet dhe e bëri të barabartë në mesin e të barabartëve dhe me këtë fituam të gjithë pasi fitoi paqja,” potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se deri më sot janë bërë shumë të arritura për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nga ky vend këtu hiq më larg, Skënderbeu na vështron. Jo më shumë se 100 vite më parë në këtë urrë kanë kaluar Hasan Prishtina dhe Isa Boletini të cilët asnjëherë nuk mohuan edhe kombet tjera që kanë jetuar në këto hapësira. Ka patur bashkëpunim të patriotëve shqiptarë me lëvizjet maqedonase dhe nuk pendohem kur kam thënë se duhet të pranohet Dellçevizmi pra të pranohet Goce Dellçevi pasi ka bashkëpunuar me patriot shqiptarë. Kamë porosi për këta politikanë të rinj të këtij vendi të cilët po bëjnë hegjemonizëm për një unitet të çeliktë në mes tyre vetëm e vetëm që kryeministri të mos jetë shqiptar le të kthehen në të kaluarën dhe në rast se kanë respekt për atdhetarin e tyre Goce Dellçevin le ta shohin se ai ka mbajtur fjalim para shqiptarëve me plis të bardhë. Kjo kandidaturë duheshe ti gëzoj në rast se janë pasardhës të Goce Dellçevit,” nënvizoi Ahmeti.

Kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti theksoi se kandidatura e kryeministrit shqiptar jo vetëm që do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit por do ketë edhe ndikim pozitivë ndaj ekonomisë.

“Kjo kandidaturë do ti afrojë dhe nuk do ti ndaj komunitet dhe këtë nuk e bëjmë për demagogji koha e ka treguar se ministri i Brendshëm i Mbrojtjes kryetari Kuvendit janë udhëhequr nga shqiptarët të cilët e forcuan këtë shtet të cilët për mrekulli i udhëhoqën këto pozicione me përgjegjësi por edhe me kaq përgjegjësi edhe kryeministri shqiptarë do të udhëheq vendin dhe unë jam shumë i bindur që me sukses do të ballafaqohet me të gjitha sfidat. Është shumë e natyrshme dhe legjitime që të ngjitemi edhe majave të shtetit për ti udhëhequr sot kërkojmë postin e Kryeministrit nesër edhe Kryetarin e shtetit pasi është vendi ynë, shteti ynë dhe askush këto të drejta nuk mund të na mohojë,” përfundoi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu