Alpinistët alarmojnë për prerje masive të drunjve në malin e Sharrit edhe përkundër paralajmërimit për t’u bërë park nacional

Qindra metra kub drunj të deponuar, trungje të prera, vise të shkatërruara malore për t’u depërtuar rrugët e pakalueshme. Fotografi me përmbajtje të këtillë kumtuan alpinistët në rrjetet sociale, si reagim ndaj deklaratave të politikanëve se ka nevojë që Malet e Sharrit të shpallen park nacional. Alpinistët alarmojnë dhe reagojnë se nëse duhet të shpëtohet natyra, kjo duhet të bëhet sa më parë dhe të parandalohen fotografitë e këtilla.

“Para më pak se një muaji u ngjita në Majen e Dobroshit, nuk pati asnjë kamare me drunj. Gjatë asaj kohe është prerë, siç mund të shihet nga fotografitë e bëra, është shkatërruar”, thotë njëri nga alpinistët në sqarimin e fotografive.

“Kalon mekanizim i rëndë, prehen të gjithë drunjtë, shkatërrohet në mënyrë monstruoze gjithçka që duhet të jetë rajon i mbrojtur, në mënyrë që të prodhohet 1kW dhe të mund të kalojnë lirshëm 500 dele”, thotë alpinisti Jovica Rafajllovski i cili ka xhiruar pjesën e shkatërruar drejt majes Borisllavec.

Të shtunën, ministra, kryetarë komunash dhe ambasadorë shëtitën nëpër Malet e Sharrit në kuadër të fushatës për nevojën e shpalljes park nacional.

“Gjërat janë nga fundi dhe në muajt në vijim presim që shpallja të realizohet, Ajo dinamikë koincidon me procesin e fillimit të negociatave me çka japim dy porosi se politikisht po pjekemi për t’u bërë pjesë e Unionit dhe t’u afrohemi standardeve evropiane për rajonin e mbrojtur”, deklaroi të shtunën zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Me shpalljen e Maleve të Sharrit park nacional, sipërfaqja e tanishme prej nëntë për qind zonë e mbrojtur do të rritej në 12 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu