Althauser: Gjermania mbetet mike e Maqedonisë

Gjermania është dhe do të mbetet mike e Maqedonisë dhe si e tillë do të vazhdojë ta mbështesë atë, ka theksuar Ambasadorja gjermane në Maqedonim Kristin Althuazer.

Gjermania është mike i mirë e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm që ta mbështesim me atë që mundemi. Personalisht unë kam marrëdhënie të mira pune me Presidentin, ashtu si edhe me politikanët tjerë të këtij shteti. Puna ime në shtetin amë  është vlerësuar pozitivisht edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme por edhe nga Kancelaria, andaj jam në kontakt të vazhdueshëm me ata. Kjo është e gjitha që dua të them, ndoshta do të shtoj edhe një thënie: “Sa më shumë armiq, nderim më i madh për mua”,-ka theksuar Althauzer.

Kjo vjen pas kritkave që bëri Presidenti Ivanov ndaj ambasadores gjermane, pasi që kjo e fundit kishte thënë se është vonuar dhënia e mandatit.

Ivanov pastaj i është drejtuar Berlinit zyrtar, duke kërkuar që kancelarja gjermane, Angela Merker të kërkojë falje për përhapjen e informacioneve të rrejshme nga ana e ambasadores gjermane./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu