Ambasada e SHBA organizon ngjarje për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale 2016

Më 9 nëntor 2016, në ora 06:00, në hotelin Aleksandar Pallas, Ambasada e SHBA organizon një ngjarje në pritje të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale 2016. Në orët e hershme të mëngjesit, në këtë ngjarje drejtpërdrejtë do të transmetohen rezultatet e votimit në çdo shtet, materiale televizive nga fushata zgjedhore, si dhe informata të detajuara rreth garës presidenciale. Përveç kësaj, në ngjarje do të ketë në dispozicion edhe materiale informative të shtypura dhe onllajn resurse rreth procesit zgjedhor në SHBA. Në rast se shpallja e rezultateve bëhet më herët, ambasadori Jess Baily është paraparë që të mbajë një fjalim në orën 08:00. Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, të komunave dhe institucioneve publike, si dhe anëtarë të komunitetit joqeveritar, akademik, afarist, mediatik dhe të komunitetit ndërkombëtar janë ftuar që ta ndajnë me ne këtë ditë të veçantë për politikën e Shteteve të Bashkuara.

Shënim për mediat: Gazetarët që dëshirojnë të mbulojnë ngjarjen duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Sektorin për Marrëdhënie me Publikun pranë Ambasadës, edhe atë më së voni deri më 4 nëntor, e premte, ora 4 përmes e-mailit në: [email protected], [email protected] , [email protected] ; ose përmes telefonit në 310 2000, lok. 2144, 2023 ose 2402. Luten gazetarët që do të raportojnë nga ngjarja që më 9 nëntor të jenë para hyrjes kryesore të hotelit Aleksandar Pallas më së voni deri në ora 7:00, si dhe të sjellin dokument identifikimi. Vini re që regjistrimet dhe hyrjet pas afateve të dhëna nuk do të lejohen. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu