Amini në TMkids, djaloshi që ëndërron të luaj një ndeshje futbolli me Ronaldon dhe Benzeman

Gjashtë vjeçari Amin Alija nga qyteti i Tetovës është pjesëmarrësi i radhës në emisionin e fëmijëve TMkids. Amini shpalosi për ne botën e tij plot ëndrra dhe dëshira, teksa u shpreh se pasioni i tij më i madh ishte sporti i futbollit.

Ronaldo ishte lojtari i tij i preferuar, madje tha se nëse një ditë do ta takonte do të kishte dëshirë të luaj një lojë futboll me të dhe Benzeman.

Amini tha se harxhon kohë edhe në rrjetin social Instagram , duke parë video interesante e poashtu edhe duke lozur me motrën e tij.

Amini ushqim të preferuar kishte “Bagërdarin” të cilin tha se gjyshja e tij e përgadit më së miri.

Poashtu, përveç futbollit dhe muzikës, një ndër pasionet e tij ishin edhe shëtitjet. Portugalinë për shkak të idhullit të tij Ronaldos dhe Dubain për shkak të bukurisë, janë vendet që ai dëshiron t’i vizitoj në të ardhmen.

Shumë gjëra interesante tregoi Amini në rrëfimin e tij, ndaj intervistën e plotë më të mund ta ndiqni në linkun e poshtë vendosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu