Analistët: shtyrja e zgjedhjeve i konvenon VMRO-së dhe BDI-së

Partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI nuk i duan zgjedhjet më 11 dhjetor, , vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend. Sipas gazetarit Aco Kabranov, me fillimin e fushatës parazgjedhore, ka filluar tashmë edhe loja e Gruevskit dhe Ahmetit, të cilët duan që dikush tjetër në emër të tyre t’i kontestojë dhe këto zgjedhje të mos mbahen. Ai vlerëson se poashtu me qëllim është lënë e pa u pazgjidhur çështja e ridefinimit të njësive zgjedhore

“Tash u zbulua ajo lojë se UNITETI i Gzim Ostrenit, faktikisht atëherë ndoshta edhe u nda nga BDI për shkaqe financiare fitimprurëse, nuk ka qenë ajo ndarje nga shkaqe ideologjike. Dhe shihet qartë se në ndërkohë i kanë hekurosur ato dallime, janë shpaguar me njëri tjetrin, dhe tani e luajnë lojën për BDI-në. Njejtë edhe me Zijadin Selën, sipas meje, edhe ai e luan lojën e BDI-së, respektivisht të shërbimeve sekrete, unë mendoj sinqerisht. E gjithë ajo është goditje mbi BESËN, mbi partinë e re opozitare shqiptare, e cila sipas të gjitha anketave është menjëherë pas BDI-së dhe shihet qartë se BDI është e frikësuar nga BESA, mendoj se ajo është loja dhe tani kjo është Marrëveshje mes Gruevskit dhe Ahmetit.”, ka deklaruar Aco Kabranov, gazetar.

Sipas politologut Xhenis Sulimani, dështimet e njëpasnjëshme për organizimin e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE dhe BDI, i bën me qëllim që të fitojë kohë. Pasi sipas tij, duke pasur parasysh anketat e fundit, nëse zgjedhjet do të mbahen sa më shpejtë, vendi i tyre në Qeveri do të rrezikohet.

“Komisioni shtetëror zgjedhor, ka dëshmuar tani dhe ka dorëzuar deri tek kuvendi iniciativën për balancimin e njësive zgjedhore, Kuvendi njëashtu dështoi në mbledhjen dhe njëzëshmërinë e partive politike për të balancuar njësitë zgjedhore. Prandaj mendoj se këto dështime të njëpasnjëshme, ky pushtet VMRO-BDI i bën me qëllim që të fitojë kohë. Sepse koha për ta shkon në dobi, dhe mendoj se sa më shpejtë që të ketë zgjedhje duke i pasur parasysh edhe anketat që kanë dalur kohën e fundit, vendi i tyre si Qeveritarë do të cenohet. ”, tha Xhenis Sulimani, politolog.

Është tentimi i tretë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat tanimë janë caktuar për më 11 dhjetor. Paraprakisht partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, kanë pasur mosmarrëveshje për këto zgjedhje, dhe të njëjtat janë anuluar dy herë pasi edhe ishin tanimë të caktuara.


Analistët: Shtyrja e zgjedhjeve i konvenon VMRO… by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu