Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Shqiptarët i bashkangjitet “grupit te zjarrit” (VIDEO)

Pas pakënaqësive në BDI nga i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” po vazhdojnë të mbledh figura politike për përfaqësim. Ditën e sotme deputeti i BDI-së Izet Mexhiti ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi me Rolanda Prevalla Kadriun në të cilën thekson se Kadriu i është bashkuar ‘grupit të zjarrit’, shkruan InfoShqip.

Sot u zhvillua një takim mes meje dhe znj. Rolanda Prevalla Kadriut, anëtarja e Kuvendit qëndror te Aleancës për Shqiptarët e cila me krenari iu bashkua kauzës që e udhëheqim!” shkroi Izet MExhiti krahas fotografisë.

Rolanda Prevalla Kadriut, përpara se ti bashkohej ‘grupit të zjarrit”, ka qenë anëtare e Kuvendit qëndror te Aleancës për Shqiptarët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu