Anulohet seanca kundër Muhamed Zeqirit, mbrojtja thotë se është i sëmurë

Në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar sot gjykimi kund ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Arsyeja sipas mbrojtjes është gjendja shëndetësore e të akuzuarit.

Në seancën është dashur të dëgjohet edhe dëshmitari Petko Dimitriev nga Bullgaria dhe personi Kire Kostov.

Zekiri akuzohet për kontrata private të lidhura në mënyrë të paligjshme, të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.5 milionë euro.

Gjykimi filloi në dhjetor ndërsa në seancën e parë Zeqiri tha se nuk ndihej fajtor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu