Arrestohet në Studeniçan të Shkupit personi që kishte vjedhur pjesë të infrastrukturës hekurudhore

Në hyrje të Studeniçanit gjatë sitës së djeshme është arrestuar një person i cili po transportonte pjesë të insfrastrukturës së hekurudhës, që i kishte vjedhur në Trubarevë. Personi nga Trubareva ka pranaur veprën, ndërkaq nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim penal.

“Me datë 02.03.2023, në hyrje të fshatit Studeniçan të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria A.N. nga fshati Trubarevë i Shkupit. Përkatësisht, A.N. është ndaluar teksa transportonte me traktor me rimorkio një sasi të madhe hekuri, gjegjësisht pjesë të trenave dhe infrastrukturës hekurudhore. Në një bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Draçevës, A.N. e ka pranuar veprën duke sqaruar se sendet i ka marrë nga binarët hekurudhor në fshatin Trubarevë”, thonë nga MPB./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu