Arrihet marrëveshja për 60 mln euro, sulmuesi i madh i bashkohet Milanit (FOTO)

Milan dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alvaro Moratas në San Siro.

Pas arritjes së marrëveshjes me lojtarin, Milan ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me skuadrën e Real Madridit.

Kuqezinjtë janë pajtuar t’ia paguajnë 60 milionë euro Real Madridit, për shërbimet e 24 vjeçarit që këtë edicion ka shënuar 20 gola në të gjitha garat.

Morata do të bëhet futbollisti i tretë që transferohet nga Milan, pas Kessie të Atalantës dhe Muschasio të Villarrealit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu