Arrihet marrëveshje për mbulimin e Bit Pazarit në Shkup (VIDEO)

Arrihet marrëveshje mes tregtarëve dhe pronarit të ri të një pjese të Bit Pazarit. Tregtarët thonë se janë dakorduar për shumë gjëra me pronarin e ri dhe se së shpejti ata do të vënë firmën në një dokument i cili do të jetë garanci që ata do të vazhdojnë punën e tyre, por me kushte më të mira dhe qira më të lirë.

Pronari i ri, Ali Qahili për TV21 thotë se u ka premtuar tregtarëve se do të krijojë kushte më të mira për ta dhe se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë.

Në këtë parcelë të Bit Pazarit bëjnë pjesë 240 tezga. Sipas tregtarëve gjatë këtyre ditëve pritet edhe të fillojnë punimet për mbulimin e kësaj pjese tregut. E ndërkohë gjatë ditëve në vijim tregtarët presin që edhe zyrtarisht të nënshkruajnë kontratën me pronarin e ri me çka do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në tezgat e kësaj parcele ashtu si më parë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu