Avokati i Popullit flet për qeverinë e re

Advokati i Popullit, Ixhet Mehmeti theksoi se shpreson që qeveria e re nuk do të sillet ndaj tij sikur edhe qeveria e deritanishme, duke mos përfillur rekomandimet e zyres së tij, njofton InfoShqip.

Ai programin e Zoran Zaev e cilëson si ambicioz dhe theksoi se nëse do të ndodhnin reforma, puna e ombusmanit do të lehtësohej. Ai këtë e theksoi në një konferencë ku foli për refugjatët që migruan nga Kosova në Maqedoni.

Zyra e Avokatit të popullit ka proceduar gjashtë lëndë për mbrojten e të drejtave të refugjatëve të ardhur nga Kosova, kundër të cilëve vlerësohet se po bëhen padrejtësi dhe presion psiqik. Sipas të dhënave të Ombsumanit, 150 nga 600 refugjatë kosovar nw Maqedoni, kanw marrë paralajmrim dhe rrezikohen që në çdo moment të largohen nga shteti drejt Kosovës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu