Azizi: Gruevski “vëllai” politik i Ali Ahmetit

Anëtari i kryesisë qendrore i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka komentuar deklaratën e ish kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski, ku sot para simpatizantëve të VMRO-DPMNE-s ish kryeminstri tha se nuk pranojm dygjuhësinë dhe Ridefinimin e shtetit. Azizi thotë se pajtohet plotësisht me deklaratën e “vëllaut” politik të Ali Ahmetit, sepse ne momentin kur do të ndodhë ridefinimi i shtetit – në të mirë të shqiptarëve, këta që deklarojnë kështu bashkë me shokët e tyre do të jenë ne burg, duke i numëruar ditët dhe vitet.

Ja postimi i tij i plotë:

“Pajtohem plotësisht me deklaratën e “vëllaut” politik të Ali Ahmetit – Nikolla Gruevski i cili deklaroi: “Nuk pranojmë dygjuhësinë dhe Ridefinimin e shtetit”!

E dini pse nuk e pranojnë këtë, sepse ne momentin kur do të ndodhë ridefinimi i shtetit – në të mirë të shqiptarëve, këta që deklarojnë kështu bashkë me shokët e tyre do të jenë ne burg, duke i numëruar ditët dhe vitet.
Mbarojë koha e shqiptarëve të “ndershëm” e që rrjedhimisht duhet të jenë nën hipoteka, po vjen koha e shqiptarëve #MeBESë“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu