Banorët e Hasanbegut thonë se ka 30 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Disa banorë të Hasanbegut të Shkupit tregojnë se numri i viktimave pas vërshimeve të mbrëmshme ka arritur në më shumë se 30 persona dhe se ka shumë të zhdukur, por deri tani zyrtarisht rezulton të ketë vetëm 15 të vdekur.

Banorët tregojnë se pas katastrofës dhe tragjedisë që shkaktoi vërshimi i madh nga reshja e shiut, është bllokuar gjithçka në këtë pjesë dhe se familjarët po kërkojnë afërmit e tyre të zhdukur në këto kushte të tmerrshme dhe haosi që po pushton Shkupin.

Jozyrtarisht mësohet se ka edhe familje komplet që janë mbytur nga uji./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu