Basha porosi Ahmetit që shqiptarët të jenë pjesë e qeverisjes maqedonase (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri , Lulzim Basha i ka sugjeruar kryetarit të BDI-së ,Ali Ahmetit që shqiptarët të jenë pjesë vendimtare e qeverisjes maqedonase që do të formohet pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në këtë vend.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës.

I shpreha Ahmetit bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin e Maqedonisë”, shkruan Basha në postimin tij në Facebook. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu