Bashkëjetesa fetare në Elbasan, kalaja e tre feve

E përmendur vazhdimisht për tolerancën e saj, Shqipëria njihet në mënyrë të konsiderueshme për mospasjen e konflikteve me baza fetare. Shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës, por edhe i bashkëjetesës dhe bashkëveprimit, është gjithashtu kalaja e Elbasanit, në të cilën gjenden të ndërtuar një xhami, një kishë ortodokse dhe një katolike brenda një hapësire shumë të vogël.

“Nuk ka eveniment historik, të paktën nga Rilindja e këtej pa u realizuar një bashkëpunim i ngushtë mes elementëve patriotikë të feve të ndryshme. Kryengritjet që u bënë, ku u përfshin dhe qytetarët e Elbasanit, ku anëtarët e çetave qenë të integruar, muslimanë dhe kristianë, siç qe lëvizja të tilla që kishin sensin dhe patriotik dhe politik për kishë unite. Marrim aktin e pavarësisë. Nga 35 firmëtarë 25 janë muslimanë dhe 10 kristianë”, thotë historian Roland Gjini.

Edhe pse institucionet fetare brenda kalasë janë thuajse ngjitur, asnjëherë në këtë vend nuk janë vërejtur konflikte të karakterit fetar, përkundrazi, kjo ka ndikuar që festat fetare të festohen së bashku, pavarësisht besimit. /Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu