BDI dhe BESA në luftë verbale në Kuvend

Deputeti BDI-së Artan Grubi në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare u shpreh se Lëvizja Besa e cila është pjesë e opozitës regresive bashkë me VMRO-DPMNE-së dhe se ajo tashmë është lëvizje ik ngaqë ajo as nuk e votoi kryeparlamentarin e tashëm shqiptar por edhe iku nga Kuvendi më 27 prill.

Deputeti i BDI-së Artan Grubi në Kuvend, u shpreh se Lëvizja BESA është pjesë e opozitës regeresive së bashku me VMRO-DPMNE-në, dhe e quajti lëvizje IK, duke pasur fjalën për mosvotimin për Talat Xhaferin si kryetar dhe për daljen nga Kuvendi më 27 prill, pak kohë para se të fillojë dhuna ndaj deputetëve.

“VMRO-DPMNE-ja dhe Lëvizja Besa të cilat janë opozitë regresive janë të vetmet që ishin kundër zgjedhjes së Talat Xhaferi . Lëvizja BESA është përgjegjëse për moskonsiderim të votës shqiptare, për mosnjohje të himnit shqiptar, ju jeni edhe përgjegjës për sulmin e 27 prillit që rrezikoi deputetë, ju helmuat edhe mediat shqiptare që kjo nuk ka ndodhur më herët, për nxitje të urrejtjes dhe shpifjes tek shqiptarët. Lëvizja ik ashtu ju quajnë qytetarët dhe për këtë ju duhet të ikni nga këtu”, tha Grubi.

Nuk është vonuar reagimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili ka thënë se falë BDI-së, pas 17 vjetësh shtet, ne ende diskutojmë për çështjet e njejta, duke shtuar se BDI lufton për pushtet dhe jo për interesat e qytetarëve, transmeton InfoShqip.

Si është e mundur që edhe pas 17 vjetëve themelim ne të vazhdojmë të merremi me çështjet e njëjta dhe se kjo ka ndodhur edhe me krizën e cila erdhi si rezultat sepse ish koalicioni tentonte të ndante pushtetin dhe jo të zgjedhtë problemet reale. Kjo ka ndodhur edhe me mënyrën e trajtimit të shqitparëve e cila shkaktoi ndarje etnike në shoqëri dhe vuri në pah standarde të dyfishta. Për herë të parë Besa kërkoi që të shikohet se ti të zgjidhen problemet e jo se si të ndahet pushteti, e kjo do të bëhej me ridefinimin. Sipas nesh problemi kryesor i Maqedonisë është se ajo është shtet monoetnik. Kjo mund të ndryshohej me ridefinimimi”, tha Kasami./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu