BDI nuk përjashton mundësinë për koalicionim me Gruevskin

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se koalicioni në Maqedoni tashmë nuk është çështje preferencash personale.

“Zgjedhjet i fitoi BDI-ja dhe Ali Ahmeti tek shqiptarët. Ndërsa te maqedonasit rezultati është i ngushtë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve u përcaktuan për Ali Ahmetin dhe BDI-në pikërisht duke pasur në mendje nacionalitetin, qëndrueshmërinë, parashikueshmërinë, stabilitetin, sigurinë, etj”, ka thënë Grubi.

Megjithatë, sipas tij, humbja e kaq shumë mandatave mund të kthejë situatën shumë mbrapa.

“BDI-ja insiston në zbatimin e platformës së vet programore dhe nuk bën kompromise me vullnetin e shqiptarëve. Organet e partisë do të vendosin për hapat e mëtejmë, në interes të gjithë popullit shqiptar, jo vetëm të votuesve të BDI-së”, ka thënë ai.

I pyetur nëse BDI-ja do të pranojë një ofertë të Gruevskit në ditët në vijim, Grubi ka thënë se nuk është ai që do të vendosë për këtë gjë.

“Organet e partisë do të vendosin. Preferenca, jo vetëm imja, por e çdo qytetari është qeverisje stabile që adreson çështjet krruciale dhe ekonominë, por këto rrethana lënë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Grubi.

“Situatë shumë e vështirë. E paparashikueshme dhe e paqëndrueshme”, ka përfunduar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu