Bie Facebook, alarmohen fansat

Me mijëra njerëz i janë drejtuar Twitterit duke “shfryrë” inatin pasi sipas tyre Facebook dhe Instagram nuk funksionojnë si normalisht.

Njerëzit janë përpjekur të hapin faqet e tyre por kanë hasur probleme me “log in” si dhe me arritjen e disa faqeve specifike, shkruan albeu.com

Përdoruesi i Twitter-it: Andy Milne shkroi: Po tani çfarë do të bëjë bota?

Down Detector, që monitoron ueb-faqet për probleme thotë se Facebook ka rënë përgjatë Evropës, Britanisë së Madhe si dhe në disa pjesë të SHBA-ve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu