Bilall Kasami me një mesazh të fuqishëm për partitë maqedonase

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është përgjigjur ekskluzivisht për portalin Sakte.net se si do të veprojë Lëvizja BESA nëse asnjë parti maqedonase nuk i pranon kushtet e tyre për qeverisje.

“Nëse këtë e duan partitë maqedonase atëherë shteti mund te mbetet pa Qeveri. Veprimin politik Lëvizja BESA nuk e nënkupton domosdoshmërish si shpëtim të pakushtëzuar të shtetit, por mbi të gjitha si realizim të ambicieve shqiptare në Maqedoni. Lëvizja Besa e ka te qartë se nuk ka të ardhme për Maqedoninë nëse shteti nuk krijon të ardhme më të mirë edhe për shqiptaret” ka deklaruar i pari i Lëvizjes BESA.

I pyetur lidhur me përgjegjësinë politike që Lëvizja BESA ka ndaj votuesve, Bilall Kasami ka deklaruar se nuk janë të interesuar të marrin pjesë në qeverisje që nuk iu sjellin asnjë të mirë shqiptarëve, por vetëm elitave partiake.

“Përgjegjësi politike është edhe të mos marrësh pjesë në qeveritë që nuk i sjellin asnjë të mirë shqiptareve por vetëm elitave partiake. Një Maqedoni që nuk i përfillë kërkesat e shqiptareve, më mirë është të mbetet pa qeveri se sa të ketë qeveri që do ua harxhoje shqiptarëve edhe një katërvjeçar qeverisës”, ka deklaruar Bilall Kasami./Sakte.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu