Billbord i rrallë i serbëve në veriun e Mitrovicës: Tramp, Thaçi dhe Rama nuk të duan, ne po!

Një billbord i pazakontë është vendosur në veriun e Mitrovicës. Në të shfaqet Donald Trump duke patur në krah, paksa në miniaturë në raport me veten, Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.

Në rastin e të parit, janë vënë fjalët e tij vlerësuese për Hillary-n, rivalen e Trumpit: “Ne mbështesim Klintonin se ajo ka çliruar Kosovën”

Tek i dyti, Rama, kryeministrit shqiptar i është atribuuar thënia se “Trump do të jetë një kërcënim për shqiptarët”

Aludimi i serbëve është i qartë, për t’i çuar një mesazh kreut të Shtëpisë së Bardhë se kush është “pro” dhe “kundër” tij, kush e do dhe kush nuk e do në rajon. Pra serbët në këtë rast janë ata që e mbështesin Tramp-in, e duan atë, ndërsa shqiptarët nuk e duan.

Por deri më tani, një muaj pas marrjes së Presidencës, mesazhet që vijnë nga administrata e re Trump nuk japin të kuptuar se do ndryshojë ndonjë gjë thelbësore në vijën politike amerikane në rajon.

Edhe në ndodhtë e kundërta, ky gjest i serbëve është tipikisht një provincializëm ballkanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu