Bujanoci i organizoi pritje madhështore Bujar Nishanit (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani sot rreth orës 12 ka vizituar Bujanocin, duke shënuar vizitën një-ditore në komunës e Bujanocit dhe Preshevës.

Për pritjen e Nishanit është organizuar një pritje madhështore. Ai është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

Me rastin e pritjes së tij është intonuar himni i Shqipërisë, por jo edhe ai serb, duke bërë kështu të ketë reagime të shumta për këtë “injorim” siç e kanë quajtur zyrtarët serb.

Para ndërtesës së kësaj komune, ishin mbledhur mijëra qytetarë të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar dhe ishin të veshur me veshje kombëtare. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu