Bytyqi: Maqedonia do të importojë fuqi punëtore

Konkurrenca është gjithmonë e shëndetshme, këtë e tha mes tjerash zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili tha se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për import të fuqisë punëtore, shkruan TV21. Bytyqi tha se për momentin po bëhen bisedime me odat ekonomike, për të qartësuar se në cilat profesione do të bëhet importi i fuqisë punëtore. tv21.tv

“Ekonomia ka nevojë që disi të mbush atë zbrazëtirë të mungesës së fuqisë punëtore. Fakt është që çdo ditë e më shumë kemi kompani që tregojnë se shumë rënd gjejnë fuqi punëtore nga ajo që e ka në dispozicion në Agjencinë për Punësim ose edhe nga ata që nuk janë lajmëruar në Agjencinë, dhe për këtë Qeveria po bën plan përmes planit operativ për punësim që përmes kualifikimeve të ndryshme, që të përgatiten për tregun e punës, por deri atëherë, gjithsesi se ka nevojë për import të fuqisë punëtore sepse migrimi duket hapur, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në të gjithë Ballkanin Perëndimore, edhe në Europë”, tha mes tjerash Butyqi duke shtuar se nuk është e definuar se nga cilat shtete do të merren punëtorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu