Lorik Cana ka treguar disa sekrete të futbollistëve të Kombëtares, gjatë një interviste në Xing me Ermalin
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka treguar futbollistin më të turpshëm, që lahet me brekë pas ndeshjes, që nuk thotë fjalë të pista dhe nuk flet për femra.
Të gjitha këto i bën qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj.
Lojtari që ka turp të zhvishet lakuriq? “Mërgimi”, u përgjigj Cana.
Cili flet më shumë me llafe të pista? “Të gjithë përveç Mërgimit”, vazhdoi Cana.
Cili nga lojtarët tregon aventurat me femrat? Dhe sërish përgjigja ishte: “Të gjithë përveç Mërgimit” duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura. /Express










