Çartet Bejta: S’ja kam frikën askujt. Do të flasë (VIDEO)

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk tregon në mënyrë specifike se për çfarë keqpërdorimi dyshon tek kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili ishte në shënjestër nga policia financiare. Nga atje thanë se hetimi është në vazhdim.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Gostivarit, megjithatë, theksoi se rasti është i montuar nga VMRO –DPMNE-së për shkak të kundërshtimit të tij të hapur që përsëri të koalicionohet me Nikolla Gruevskin.

“Në mënyrë jonjerëzore erdhën në kontroll, nuk kërkuan asgjë, erdhën vetëm për të më porositur ta mbyll gojën. Unë nuk kam shantazhuar askënd, le të vijnë dhe të më kontrollojnë. Unë nuk do të hesht “, ka thënë Bejta për 24 vesti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu