Çfarë e pret Qeverinë e re?

Nga: Blerim Reka

Korrupcioni dhe dialogu me Beogradin, do ti dominojnë zgjedhjet për legjislaturën e shtatë. Ambasadat përendimore në Prishtinë, i porositën votuesit: “të mos i votojnë të korruptuarit”; dhe inkurajuan për “ide të reja” në negociatat: Kosovë-Serbi. Partitë filluan fushatën, me premtime anti-korruptive; por jo edhe me ide të reja, se si duhet vazhduar dialogu. Të gjitha – pos “Lëvizjes Vetëvendosje”- ishin pjesë e gjashtë qeverive qendrore që patën mundësinë ta administrojnë buxhetin shtetëror dhe të participojnë në “Dialogun e Brukselit”.

Qeveria e re do të përkrahet nga ndërkombëtarët, varësisht nga qëndrimi i saj, ndaj këtyre dy prioriteteve të ndërlidhura. Korrupcioni institucional, nuk është vetëm “problem i brendshëm”, por edhe kërcënim strategjik. Prandaj, mandatarin e ri, e pret punë jo e lehtë: mbyllja e këtyre dy dosjeve të pa-përfunduara.
– Brenda: tranzicioni post-korruptiv i ç’kapjes së shtetit.
– Jashtë: mbyllja e paqes së fundit të pa-përfunduar në Ballkan.
Me qeverinë e re, në vjeshtë, ri-kthehet në rajon edhe diplomacia amerikane, e cila paralajmëroi se truqet ballkanike, nuk “dhezin” më në Uashington.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu