Cikalleshi, hyn në pjesën e dytë dhe shënon dy gola

Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në ndeshjen e radhës së kampionatit turk për skuadrën, Osmanlispor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, e ndihmoi Osmanlisporin të marrë një barazim mjaft të vlefshëm në udhëtim ndaj Goztepes, me rezultatin 3-3.

Cikalleshi u fut në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59’të.

Vendasit kaluan sërish në avantazh (84′), por ishte sërish Cikalleshi që në minutën e 6 shtesë barazoi rezultatin me 11-metërsh.

Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit në kampionatin turk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu