Çka do të bëjnë Ahmeti dhe Thaçi pasnesër ?!

Liderët e dy partive shqiptare nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së janë në heshtje se çfarë do të vendosin në takimin e katërshes së liderëve që do të mbahet pasnesër në Shkup, ku pritet të vlerësohet se a janë përmbushur kushtet për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, informon INA.

Siç mëson INA, në radhët e këtyre dy partive ka pakënaqësi të mëdha rreth procesi të verifikimit të 39 mijë votuesve kontestues, shumica dërmuese prej të cilëve janë shqiptarë dhe nuk u verifikuan gjatë afatit të verifikimit, që zgjati deri më 19 gusht. Problem tjetër është edhe me komisionin ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, ku këto dy parti nuk u përzien fare, ndërsa tanimë problem është anëtari i pestë që duhet të jetë shqiptar në radhët e këtij komisioni.

Nga BDI dhe PDSH të pyetur nga INA nuk dëshirojnë të përgjigjen se cilat do të jenë qëndrimet apo vërejtjet e tyre në takimin e liderëve.  (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu