Costa përsëri heroi i Chelseas, Conte shënon fitoren e dytë radhazi

Kryetrajnerët italianë Walter Mazzarri i Watfordit e Antonio Conte janë përballur sot në Premier League, por në fund u gëzua Conte.

Ndeshja ka pësuar ndryshim në rezultat kur Watford që shënoi në minutën e ’55-të nga Capoue dhe mbajti këtë rezultat deri në minutën e ’80.

Por në minutën e ’73-të, Conte nxjerr nga loja Oscarin dhe fut në lojë Batshuayin, i cili pas 7 minutash shënon për të barazuar rezultatin në 1-1.

E krejt në fund, në minutën e ’87 edhe njëherë Diego Costa e shpëtoi Chelsean duke shënuar për 2-1. Ai njëjtë veproi edhe në ndeshjen e kaluar kundër West Ham United.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu