CR7 synon ta mbyllë vitin si golashënues në Serinë A

Cristiano Ronaldo është lideri Juventusit dhe ajo tashmë dihet. Portguezi është ambjentuar mjaft mirë në Torino, që pas ardhjes gjatë merkatos së verës nga Reali Madridit, shkruan Albeu.com.

Por portugezi synon që këtë vit ta mbyllë si golashënues në Serinë A, teksa është vetëm 1 gol larg nga sulmuesi Genoas Piatek.

Cristiano Ronaldo deri më tani ka realizuar 12 gola me bardhezinjtë ndërsa Piatek ka 13.

Nesër 33 vjecari ka mundësinë e artë që ta mbyllë si golashënuesteksa Juventusi pret Sampdorian në Alianz Stadium, ku Ronaldopa dyshim do kërkojë golin.

Ai është këthyer në një lider për Juventusin me 13 gola në të gjitha kompeticonet, dhe ta mendosh që akoma ska mbaruar faza e parë e kampionatit Italian të futbollit.

Së fundmi 5 herë fituesi Topit të Artë realizoi ndaj Atalantës në barazimin 2-2 që Juventusi regjistroi.

Ai u fut si zevedësues në minutën e 65 dhe i mjaftuan 13 minuta për të shmangur humbjen e Juventusit në Bergamo. /albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu