Ronaldo rrezikon 10 vjet burg pasi akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite.
Cristiano Ronaldo do të gjykohet për evazion fiskal, dhe rrezikon një dënim të paktë me 10 vjet burg, për 4 shkelje. Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle, që zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madridit.
“Cadena Ser” ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.
Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është akuzuar edhe më parë për evazion fiskal.
Në të kaluarën në gjykatë ka qenë edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evazion fiskal.