Daçiç e pranon se pas hyrjes në BE tregtia mes Serbisë dhe Rusisë merr fund

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic i adresoi kritikat dhe ankesat e opinionit publik serb që si do të rregullojnë tregtinë me Rusinë pas hyrjes në BE, e deklaroi sot se të gjitha marrëveshjet tregtare do të shqyrtohen e nënshtrohen rregullave të BE’së, transmeton Gazeta Metro.

Siç pritej fillimisht Dacic i lëshoi ca ankesa ndaj Shefes së diplomacisë së BE’së, Mogherini, pasi kjo kishte ’guxuar’ të ftonte Kosovën në mbledhjen e organizuar në bllokun e vet.

Dacic pastaj adresoi çështjen e tregtisë dhe marrëveshjen në pritje të nënshkrimit me Unionin Ekonomik Euro-Aziatik, realisht Rusinë, si provë për të qetësuar ata që janë kundër e pro e kritikuesit.

“Nuk kemi këtu paqartësi apo mospajtime me BE’në, pra nuk bëhet fjalë për çfarëdo anëtarësie, vetëm marrëveshje për tregti të lirë dhe është e nevojshme formalizmi i tregtisë me këto shtete anëtare”.

Pas qartësimeve të djeshme të BE’së që ju dhanë mediave serbe saktë e shkurt se të gjitha marrëveshjet tregatre të serbisë duhen bashkërenduar me BE’në në hyrje dhe se kjo dihej dhe nuk negociohej apo kushtëzohej, është ‘logjikë e thjeshtë’ shkruhej në njoftimin e tyre.

Dacic theksoi se “të gjitha marrëveshjet e tregtisë së lirë do të shqyrtohen në hollësi atë moment kur Serbia do të anëtarësohej në BE”./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu